Politike

“Lufta” kundër korrupsionit, Manja: Agjensia do ketë në krye një gjyqtar të shkolluar në magjistraturë

Manja tha se në 2023 do të ketë një risi, pasi në krye të saj do të vendoset një njëri kompetent.

11 Janar 2023, 12:59 Nga A.B
“Lufta” kundër korrupsionit, Manja: Agjensia do ketë
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në konferencën ku po prezanton arritjet, sfidat dhe projektet ka folur edhe për luftën kundër korrupsionit. Ai u shpreh se në funksion të kësaj është krijuar një agjensi në 2021 e cila ka pasur rezultate të kënaqshme. Manja tha se në 2023 do të ketë një risi, pasi në krye të saj do të vendoset një njëri kompetent.

“Eshtë agjensi e krijuar në tetor 2021, në pak kohë ka rezultate të mira, por për 2023 vjen me risi, sepse në krye të kësaj drejtorie të përgjitshme në një marrëveshje me Këshillin e Lartë Gjyqësor do të vijë një gjyqtar i shkolluar në magjistraturë, korrekt dhe që kaluar vetingun. Ky gjyqtar do të drejtojë këtë agjensi nga janari i këtij viti. Fokusi pra është ristrukturimi dhe vendosja në krye të saj vendosja e një njeriu kompetent,” tha Manja.

ulsi manja

Sondazh

Poll