Prej ditësh i sëmurë me grip, Sali Berisha shfaqet sot në selinë e PD-së me dy gishta lart
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer sot në selinë e Partisë Demokratike. Siç duket edhe ...
Denisa Vata shtoi se Agron Malaj bën vila luksoze në Lis, ku edhe sillet si "beu i fshatit", e do të mbahet mend për shpenzimet e tij.
MAT- Kryetarja e Partisë Demokratike në Mat, Denisa Vata ka akuzuar kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj. Në një konferencë për mediat nga selia e PD, Denisa Vata theksoi se Malaj, do mbahet mend si i vetmi kryetar bashkie që i kërkon Këshillit bashkiak të votojnë në parim për të dhënë tokat pyjore për hidrocentrale. Ndër të tjera, ajo shtoi se Agron Malaj bën vila luksoze në Lis, ku edhe sillet si "beu i fshatit", e do të mbahet mend për shpenzimet e tij.
"Ai do të mbahet mend për shpenzimet marramendëse që bën duke argëtuar veten me tigra, kuaj, qen, dhe ujqër, që janë kthyer në shqetësim për qytetarët e Matit. Agron Mala do të mbahet mend për trajtimin që iu ben drejtorëve të PS duke i përdorur si punonjës të eskortës personale. Ky është Agroni i Ramës, gardisti të cilin ai, pasi e akuzoi se i vrau socialistët e revolucionit të dhunshëm në Bulevard, e gradoi në Gardën e tij të kryebashiakëve me të cilët mban peng Matin dhe Shqipërinë. Deri më 14 maj, Agroni mund t’i bëjë mal rekordet e tij, i patrazuar nga drejtësia, por populli i Matit do t’i japë përgjigjen që meriton ditën e zgjedhjeve. Më 14 maj ne i dalim zot Matit dhe Shqipërisë dhe rrëzojmë ata që e trajtojnë vendin tonë si mall pa zot,"-tha në fjalën e saj Vata.
DEKLRATË E KRYETARES SË PD MAT, DENISA VATA
Agron Mala do të mbahet mend si kryebashkiaku i pavotuar nga matjanet, që e ka kthyer bashkinë në shërbim të familjarëve dhe të interesave personale. Do mbahet mend si i vetmi kryetar bashkie që i kërkon Këshillit bashkiak të votojnë në parim për të dhënë tokat pyjore për hidrocentrale, pa iu bërë me dije kush është përfituesi. Arsyeja është e thjeshtë: një prej tyre është vëllai i tij Fatos Mala, gjë për të cilën është denoncuar dhe në SPAK. Sipas raportit të KLSH firma e të vëllait i detyrohet Bashkisë 42 milion lek taksa të papaguara. Agron Mala gjithashtu do të mbahet mend si kryetari i Bashkisë, i pavotuar, që ka blerë prona dhe karburante, dhe bën vila luksoze në Lis ku sillet si beu i fshatit, dhe në Dhërmi ku bën si afendiko. Ai do të mbahet mend për shpenzimet marramendëse që bën duke argëtuar veten me tigra, kuaj, qen, dhe ujqër, që janë kthyer në shqetësim për qytetarët e Matit. Agron Mala do të mbahet mend për trajtimin që iu ben drejtorëve të PS duke i përdorur si punonjës të eskortës personale. Ky është Agroni i Ramës, gardisti të cilin ai, pasi e akuzoi se i vrau socialistët e revolucionit të dhunshëm në Bulevard, e gradoi në Gardën e tij të kryebashiakëve me të cilët mban peng Matin dhe Shqipërinë. Deri më 14 maj, Agroni mund t’i bëjë mal rekordet e tij, i patrazuar nga drejtësia, por populli i Matit do t’i japë përgjigjen që meriton ditën e zgjedhjeve. Më 14 maj ne i dalim zot Matit dhe Shqipërisë dhe rrëzojmë ata që e trajtojnë vendin tonë si mall pa zot.
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer sot në selinë e Partisë Demokratike. Siç duket edhe ...
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i drejtësisë Ulsi Manja, teksa ishte në një konferencë të përbashkët me ministrin ...
Bledi Çuçi TIRANË-Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, deklaroi se do të krijohet një kompani publike për...
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, renditi ditën e sotme disa prej arritjeve kryesore të këtij dikasteri p&...
Bledi Cuci TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi prezantoi sot arritjet përgjatë vitit 2022 dhe objektivat për vit...
Ferdinand Xhaferraj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka komentuar sot gjatë një konferencë për sh...
Ferdinand Xhaferri TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj ka bërë një denoncim nga Kryesia e Kuvendit. Në...
Bledi Çuçi TIRANË- Ministri Bledi Çuçi bëri të ditur se në vitin 2022 janë konfiskuar sipas ligjit ant...
Bledi Çuçi dhe Edi Rama TIRANË- Shifrat duket se nuk janë "arma" më e mirë as e Ministrisë së Brendshme dhe as ...
Bledi Çuçi TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se gjatë vitit 2023 është parashikuar...