Politike

Fati i Ervis Martinajt/ Çuçi shfajsohet: Policia ndjek çdo ditë çështjen, është personazh i komplikuar. S'kemi shkop magjik ta gjejmë...

Ministri deklaroi se policia do të flasë vetëm kur të ketë një provë të fortë për zbulimin e rrethanave ndërsa paralelizoi këtë situatë edhe me raste të tjera në botë

11 Janar 2023, 12:54 Nga A.B
Fati i Ervis Martinajt/ Çuçi shfajsohet: Policia ndjek çdo
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se Policia e Shtetit është duke u marrë çdo ditë me çështjen e të shumëkërkuarit, Ervis Martinajn. Ai u shpreh se për këtë çështje nuk ka një shkop magjik për ta zgjidhur shpejt. Çuçi shtoi se Policia do të flasë vetëm kur të ketë një provë të fortë për zbulimin e rrethanave ndërsa paralelizoi këtë situatë edhe me raste të tjera në botë.

'Policia e Shtetit ka bërë punën dhe ka komunikuar me këtë gjë. Ju keni qënë të informuar për veprime të ndryshme policore për zbulimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje. Policia e shtetit vepron sipas ligjeve, ka përgjegjësi ligjore për të deklaruar një fakt të caktuar. Nga Policia do merrni një përgjigje përfundimtare kur të ketë një provë për këtë personazh, pjesa e thashethemeve, skenaret, janë cështje që jo çdo kush mund ti bëjë. Nuk ka një shkop magjik që ti zbardhë menjëherë, aq më tepër me një personazh kaq të komplikuar të botës së krimit. Historia botërore është e mbushur me këto figura, ku organet nuk kanë ende informacion. Të garantoj që policia ka një vëmendje të posacme dhe merret çdo ditë me këtë cështje.'- tha Çuçi.

ervis martinaj bledi çuçi

Sondazh

Poll