Politike

'Ka mbipopullim të numrit të paraburgosurve'/ Manja: Do i propozojmë Parlamentit miratimin e një amnistie penale

Manja tha se për herë të parë në sistemin e burgjeve numrit të paraburgosurve e tejkalon numrin e të dënuarve.

11 Janar 2023, 12:48 Nga A.B
'Ka mbipopullim të numrit të paraburgosurve'/ Manja: Do i
Ulsi Manja

TIRANË- Në ministrinë e Brendshme u zhvillua ditën e sotme prezantimi i arritjeve të ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë për vitin 2022 si dhe objektivat për 2023. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se për herë të parë në sistemin e burgjeve numrit të paraburgosurve e tejkalon numrin e të dënuarve. Ai tha se në vitin 2023 kanë si qëllim që t’i prezantojnë një amnisti penale për të ulur mbipopullimin në burgje

'Në sistemin e burgjeve, nr i të paraburgosurve tejkalon numrin e të dënuarve. Kemi mbipopullim. Ka shumë faktorë që marrim në analizë, lidhet dhe me veprimtarinë e sistemit gjyqësor. Në të gjitha rekomandimet, kemi pjesë që prokuroria dhe sistemi i drejtësisë duhet të aplikojnë të gjitha alternativat e dënimit dhe masat e sigurisë që janë në kodin penal. 

Është një mekanizëm për ta ulur, na shërben për ta ulur. Po për 2023-in, nuk e them saktësisht kohën, në objektivat tona është që ti propozojmë Kuvendit amnistinë penale, e shohim si mekanizëm. Rekomandim është. Na ngelet sygjerim, është çështje e sistemit të drejtësisë.'- deklaroi Manja.

ulsi manja

Sondazh

Poll