Politike

Prej ditësh i sëmurë me grip, Sali Berisha shfaqet sot në selinë e PD-së me dy gishta lart

Kjo është dalja e parë e Berishës prej disa javësh tashmë, e gjitha pasi mungoi në takimin për të kujtuar 32-vjetorin e gazetës Rilindja Demokratike.

11 Janar 2023, 12:43 Nga k.m.
Prej ditësh i sëmurë me grip, Sali Berisha shfaqet sot në
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer sot në selinë e Partisë Demokratike. Siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme, kryedemokrati Berisha ngjit shkallët e selisë blu, ndërsa në momentin kur e sheh që e pikas kamera ngre 2 gishtat lart. Por nuk është ndalur me aq, pasi disa momente më pas, nga zyra e tij ka postuar edhe një video në rrjetin e tij social në "TikTok" ka komentuar ngjarjet e tij më të fundit që kanë bërë bujë në vend. Por është ndalur tek rasti i Alda Klosit, të cilin e cilëson është heqja e kapakut të një pusete. 

"Mirëdita dhe përshëndetje miqtë e mi të TikTok! Nis me kënaqësi sot komunikimin direkt me ju, pas një ndërprerje të shkurtër për shkak të një gripi. Unë duke ju shprehur mirënjohjen për mbështetjen tuaj cilësore dhe shumë të rëndësishme, gjithashtu dua të shpreh besimin se ky vit do të jetë një vit i madh shprese, një vit në të cilin ne do realizojmë projektet tona në interesin tonë dhe të vendit. Krahu tjetër është një kaos, është sot më i deskrituar se kurrë. Rasti i Rozeta Dobi-t, Alda Klosit është heqja e kapakut të një pusete, në të cilët vërshuan në të katërta anët gjirizet e llumit qeveritar. Në këtë kontekst ajo që bën më përshtypje është se si ka mundësi një njeri që vjen me një apartamet të 40 m2 në Tiranë, lumturohet me 7 të tjera të tilla, pa llogaritur makinat, bizhutë etj, etj. Por po kaq përshtypje të bën fakti se Edi Rama bëri gjithçka fillimisht të fshihte identitetin e Alda Klosit, pasi këtë kishte bërë në raste të tjera me sukses me ministrat e tij kur ishin vjedhur banesat si Gjiknuri apo flitet për Beqja e Spiropali e të tjerë. Sidoqoftë ne sot jemi në një përpjekje të re, në fushatën për zgjedhjen e Këshilltarëve për Komunat dhe Bashkitë. Le të bëjmë gjithçka për të zgjedhur më të mirët në parlamentet lokale dhe nuk ka diskutim se më të mirët gjenden midis jush të dashur të rinj e të reja që ndiqni TikTok-un. Ndaj ju ftoj me guxim të merrni pjesë në këtë fushatë në të cilën ju do t’i bëni qytetet tona më të lira, më demokratike, më të bukura! Faleminderit dhe një herë një vit të mbarë!,"-tha Berisha në rrjetet e tij sociale. 

@prof.dr.saliberisha

Një përshëndetje për të gjithë ju miq, në këtë fillim viti!

♬ original sound - Sali Berisha

Kjo është dalja e parë e Berishës prej disa javësh tashmë, e gjitha pasi mungoi në takimin për të kujtuar 32-vjetorin e gazetës Rilindja Demokratike. Ishte Bylykbashi, ai që tregoi shkakun e mungesës, që më pas zgjati edhe më shumë për shkak të gjendjes së tij. Por duket se tani Berisha e ka marrë veten dhe është kthyer në 'top formë' në krye të detyrës.

sali berisha

Sondazh

Poll