Politike

Pasaportat dhe ID do të prodhohen nga shteti, Çuçi: Do krijojmë një kompani shtetërore

Koncensionari “Aleat” e përfundoi kontratën në dhjetor të 2022.

11 Janar 2023, 12:34 Nga A.B
Pasaportat dhe ID do të prodhohen nga shteti, Çuçi: Do
Bledi Çuçi

TIRANË-Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, deklaroi se do të krijohet një kompani publike për të prodhuar pasaportat dhe ID. Çuçi dha lajmin teksa prezantoi arritjet e vitit 2022 dhe foli për prioritetet e punës së vitit 2023. Ai tregoi se gjatë këtij viti do të krijohet një kompani shtetërore për të ofruar këtë shërbim pa zbuluar më shumë detaje.

“Pritshmëritë që kemi për 2023 e para është sfida për të marr në dorëzim të gjithë atë strukturë që është për printimin apo lëshimin e pasaportave të ID shqiptare të aleatit ku ne do krijojmë një kompani shtetërore për këtë qëllim që do jetë për shërbimin e prodhimit të dokumenteve biometrik në përgjithësi duke trashëguar të gjithë asetet dhe burimet njerëzore që janë krijuar gjithë këto vite tek kompania aleate që ka prodhuar të gjithë këto dokumente tashmë duke e marr një kompani shtetërore që është marr për këtë qëllim.”, tha ai.

Koncensionari “Aleat” e përfundoi kontratën në dhjetor të 2022. Pritet që sipas kushteve të rëna dakord, kompania koncensionare të dorëzojë asetet dhe infrastrukturën tek shteti.

bledi cuci

Sondazh

Poll