Politike

'Harta re gjyqësore nis zbatimin më 1 Shkurt'/ Manja: Sfidë mbetet plotësimi i vakancave në drejtësi

Manja zbuloi edhe objektivat e Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2023.

11 Janar 2023, 12:21 Nga A.B
'Harta re gjyqësore nis zbatimin më 1 Shkurt'/ Manja:
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, renditi ditën e sotme disa prej arritjeve kryesore të këtij dikasteri për vitin 2022. Në mesin e të cilave ai përmendi: miratimin e Hartës së re Gjyqësore, shtyrjen e mandatit të organeve të vettingut apo lehtësimin e stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë. Manja zbuloi edhe objektivat e Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2023.

“Cilat janë arritjet tona kryesore? Miratimi i hartës së re gjyqësore dhe për vitin 2023 objektivi kryesor ngelet zbatimi i hartës së re gjyqësore. Harta e re gjyqësore do të zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin e Lartë Gjyqësor. Fillon më 1 Shkurt, me riorganizimin e gjykatave të Apelit. Për të vazhduar m riorganizimin e gjykatave të shkallës së parë dhe për t’u përmbyllur në korrik të vitit 2023 me riorganimin e Gjykatave Administrative të Shkallës së Parë”.

Arritje tjetër është shtyrja e mandatit të organeve të vetting. Dihet që procesi i vettingut do të mbyllet në 2024 dhe këtu falenderoj dhe opozitës që votoi në parlament, sepse shtyrja nuk do të ishte bërë e mundur pa votat e opozitës sepse kërkonte shumicë të cilësuar. Do të jetë një proces që do të mbyllet në vitin 2024. Paralelisht me mbylljen e procesit të vettingut, sfidë e jona do të jetë plotësimi i vakancave që rezultojnë në sistemin gjyqësor për shkak të largimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga vettingu. Në funksion të këtij objektivi dhe kësaj sfide është dhe rritja e numrit të kandidatëve për shkollën e Magjistraturës. Për vitin 202 ky numër u rrit në 90 nga 60 kandidatë që pranoheshin rregullisht në këtë shkollë. Këtë vit kemi 90 kandidatë që le të themi bëhen pjesë e kësaj trupe për të qenë më pas gjyqtarë dhe prokurorë”.- tha Manja.

ulsi manja

Sondazh

Poll