Sport

Goli fantazmë që turpëron futbollin: "Si festohet një gol që nuk ekziston?"... (video)

Gabim i zhurmshëm në Itali, në ndeshjen mes Calcio Castellana dhe Noicattaro. Gjyqtari akordoi një gol edhe pse topi godet jashtë rrjetës.

11 Janar 2023, 10:45 Nga DOSJA

Goli fantazmë që turpëron futbollin: "Si festohet një

ITALI - Ngjarja ka ndodhur në një ndeshje të një kampionati rajonal në Itali mes Calcio Castellana dhe Noicattaro. Në të ‘lindi’ edhe i ashtuquajturi ‘goli fantazmë’, që është bërë viral në rrjetet sociale dhe po bën xhiron e botës.

Në ligën rajonale të grupit B të Pulias, e vështirë është të besohet se gjyqtari Andrea Romano akordoi një gol, pas një gjuajtje të Sabatelli që del qartë jashtë portës dhe topi vetëm godet rrjetën e jashtme.

Giuseppe Pellegrino, presidenti i ASD Calcio Castellana, pranoi se "është e qartë që ishte një gabim i thjeshtë vizual nga gjyqtari, i cili gabimisht pa topin të hynte në portë, duke akorduar një gol për skuadrën tonë dhe na bëri të fitonim ndeshjen".

Nga ana e tij, Francesco Langiulli, drejtori i përgjithshëm i Noicattaro, denoncoi se "imazhet flasin vetë dhe gjithashtu janë bërë virale. Jemi absolutisht të indinjuar nga sjellja e gjyqtarëve dhe mbi të gjitha trajnerit të Castellana. Si ju festoni një gol që nuk ekziston?"

Calcio Castellana ka kërkuar që të përsëritet ndeshja, pavarësisht se e ka fituar ndeshjen. Shikojeni videon...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll