Sport

Thierry Henry mohon të ketë kontaktuar me Federatën Belge për postin e trajnerit...

I shpallur si pasardhës i mundshëm i Roberto Martinezit në stolin e Belgjikës, Thierry Henry ka mohuar zërat se ai ka kërkuar për emërimin e tij.

11 Janar 2023, 07:40 Nga DOSJA
Thierry Henry mohon të ketë kontaktuar me Federatën Belge

BELGJIKE - Pas dorëheqjes dhe largimit të Roberto Martinez (tani trajner i Portugalisë), Belgjika është në kërkim të një trajneri të ri. I shpallur si kandidat i mundshëm, Thierry Henry, i cili ishte zëvendës i Martinez, mohoi çdo kontakt me federatën në Sky Sports të martën.

“Dua të bëj të ditur se, ndryshe nga sa është shkruar, nuk kam kontaktuar kurrë me Federatën Belgjike për të ofruar shërbimet e mia si trajner i ri”,- siguroi golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e kombëtares franceze. Ky i fundit vlerësohet veçanërisht nga Romelu Lukaku ose Loïs Openda për të marrë frenat e kombëtares.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll