Sport

I shkoi në hotel, William Carvalho takohet me Cristiano Ronaldon në Riad…

Mesfushori i Betisit është bashkëlojtarë me CR7 prej vitesh në kombëtaren portugeze

10 Janar 2023, 21:15 Nga DOSJA

I shkoi në hotel, William Carvalho takohet me Cristiano Ronaldon në

ARABIA SAUDITE - Betis, Real Madrid, Barcelona dhe Valencia, do ta nisin nesër garën për fitimin e Superkupës së Spanjës. Turneu do të luhet për herë të tretë në Arabinë Saudite, vend që prej 30 dhjetorit ka në radhët e Al Nassr, sulmuesin Cristiano Ronaldo. 

William Carvalho, lojtar i Betisit, ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto me bashkatdhetarin e tij në Riad, kryeqytetin saudit që pret Superkupën e Spanjës .

Mesfushori bardhejeshil dhe Cristiano kanë qenë bashkëlojtarë prej vitesh në kombëtaren portugeze, ata fituan Eurokupën në 2016 dhe UEFA Nations League në 2019. Ata kanë qenë bashkë në Botërorin e Katarit dhe tani janë takuar sërish, duke përfituar nga prania e Betisit në kryeqytetin e Arabisë Saudite. 

Lojtarët e Betisit e patën pasditen e lire, pas stërvitjes mëngjesin e sotëm dhe William shfrytëzoi rastin për të vizituar Cristianon në hotelin ku ai po qëndron. Betis do të përballet me Barcelonën në gjysmëfinalen e dytë këtë të enjte. Nesër radha do të jetë e Real Madridit dhe Valencias.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll