Sport

Fitime milionash për David Beckham vitin kaluar, shiti imazhin në "Katar 2022”…

Britaniku është një nga sportistët më të suksesshëm në mbarë botën edhe pse ka mbyllur karrierën, si ish-futbollist

11 Janar 2023, 07:04 Nga DOSJA

Fitime milionash për David Beckham vitin kaluar, shiti imazhin në

ANGLI - David Beckham është një minierë e vërtetë për të fituar para. Pavarësisht se i ka varur ‘këpucët në gozhdë’ një dekadë më parë, ai vazhdon të gjenerojë pothuajse më shumë (ose më shumë) të ardhura sesa kur ishte aktiv. Në fakt, kompania e tij ka paraqitur të ardhurat e saj vjetore të martën dhe shifrat do të qëndrojnë të ngrira.

21.6 milionë euro! 'Holding' që ai ka me gruan e tij Victoria, nuk ka ndikuar në bilancin e 'Beckham Brand Holdings Limited', e cila e ka pasuruar në vitin e fundit financiar. Dhe kjo pavarësisht se firma e veshjeve të ish-Spice Girle vazhdon të ketë humbje. 

Nga raporti financiar del se çifti më mediatik në Angli (me lejen e Dukës së Sussex-it), kanë fituar rreth 750 mijë euro në javë dhe gati ka dyfishuar 13 milionë eurot që kishte deklaruar në vitin 2022.

"Rritja e të ardhurave është rezultat i strategjisë së suksesshme për të punuar ngushtë me partnerët e markës së grupit dhe në zgjerimin marketingut të markës David Beckham," tha kompania.

Kjo ka qenë, falë mbi të gjitha, marrëveshjeve të firmosura nga ish-lojtari si imazh i Botërorit të fundit në Katar. Madje, thuhet se David ka futur në xhep 175 milionë për këtë. Pothuajse asgjë. 

Fitime milionash për David Beckham vitin kaluar, shiti imazhin në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll