Sport

Ka mposhtur kancerin! Haller rikthehet në fushë për 15 minuta në një miqësore...

Sulmuesi ishte në fushë kundër Fortuna Dusseldorf, për disa minuta inkurajuese për lojtarin që po punon për t'u rikthyer në fushë në mënyrë të përhershme

10 Janar 2023, 20:46 Nga DOSJA

Ka mposhtur kancerin! Haller rikthehet në fushë për 15 minuta

SPANJE - Sebastien Haller u rikthye në aksion për Borussia Dortmundin gjashtë muaj pasi u diagnostikua me kancer testikular. 

Sulmuesi ishte në fushë për një çerek ore kundër Fortuna Dusseldorf, disa minuta inkurajuese për lojtarin, që po punon fort për t'u rikthyer në fushë në mënyrë të përhershme, në funksion të rifillimit të Bundesligës që do të startojë pas dhjetë ditësh. 

Duartrokitje nga rreth 200 tifozë të pranishëm në Marbella për ish-sulmuesin e Ajaxit, aktualisht në radhët e Borusia Dortmundit, që duket se ka lënë pas dy operacionet dhe kimioterapinë e nevojshme për të kapërcyer sëmundjen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll