Sport

Cristiano Ronaldo ambasador i Arabisë Saudite? Al-Nassr e mohon…

Klubi i ri i Cristiano Ronaldos, Al-Nassr të mërkurën në mëngjes mohoi raportet se portugezi do të merrte 200 milionë euro për të promovuar ofertën e Arabisë Saudite për Kupën e Botës 2030.

11 Janar 2023, 10:20 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo ambasador i Arabisë Saudite? Al-Nassr e mohon…

ARABIA SAUDITE - Pasi një burim i afërt me klubin, i tha AFP të martën se Cristiano Ronaldo do të merrte 200 milionë euro për të qenë "ambasador" i kandidaturës së përbashkët, që Arabia Saudite planifikon të paraqesë me Greqinë dhe Egjiptin për të pritur Kupën e Botës 2030 (përveç 200 milionë të tjera pagë të parashikuara në kontratën e tij dyvjeçare e gjysmë).

Por të mërkurën në mëngjes Al-Nassr e mohoi një gjë të tillë. Sipas klubit saudit, kontrata me pesë here fituesin e “Topit të Artë”, sulmuesin portugez (37) "nuk nënkupton asnjë angazhim në lidhje me një kandidaturë për Kupën e Botës. Vëmendja e tij është e përqendruar te Al-Nassr dhe fakti i punës me bashkëlojtarët e tij për të ndihmuar klubin të ketë sukses”.

Cristiano Ronaldo ambasador i Arabisë Saudite? Al-Nassr e mohon…

Procesi për të nominuar vendin pritës për Kupën e Botës 2030 filloi në vitin 2022. Emri i ofertës së suksesshme do të shpallet në Kongresin e FIFA-s në 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll