Sport

‘I ka futur dorën poshtë të mbathurave”, Dani Alves hetohet për sulm seksual. Ishi i Barcelonës mbrohet: “Nuk kam bërë asgjë”

Një femër e ka akuzuar ish-mbrojtësin e Barcelonës, se braziliani i kishte futur dorën poshtë të mbathurave dhe i kishte prekur pjesët intime pa pëlqim

11 Janar 2023, 07:09 Nga DOSJA
‘I ka futur dorën poshtë të mbathurave”, Dani Alves

SPANJE - Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Katalonjës konfirmoi sot se kishte hapur një hetim për dhunën e dyshuar seksuale, të kryer nga Dani Alves ndaj një gruaje më 30 dhjetorin e kaluar në një klub nate në Barcelonë. 

Femra e ka akuzuar ish-mbrojtësin e Barcelonës, se braziliani i kishte futur dorën poshtë të mbathurave dhe i kishte prekur pjesët intime pa pëlqim, gjë për të cilën e ka raportuar menjëherë pas incidentit. Futbollisti i pranishëm në Botërorin e Katarit me kombëtaren braziliane mohoi fuqishëm në një intervistë për Antena 3:

"Do të doja të mohoja gjithçka. Po, isha në atë disko me njerëz të tjerë për t'u argëtuar. Kush e di. Unë e di se sa shumë më pëlqen të kërcej. Më pëlqeu, por nuk pushtova hapësirën personale të askujt. Nuk e di kush është kjo zonjë dhe nuk e kam bërë atë që thotë."

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll