Sport

Pas lindjes së vogëlushes Bella, gruaja e Moratas kalon në terapi intensive…

Lajmin e ka bërë të ditur vetë sulmuesi në Instagram, që shkruan: "Pak nga pak ajo po shërohet"

11 Janar 2023, 07:13 Nga DOSJA
Pas lindjes së vogëlushes Bella, gruaja e Moratas kalon në terapi

SPANJE - Frikë pas gëzimit në shtëpinë e Moratas. Gruaja e sulmuesit të Atletico Madrid, Alice Campello është në kujdes intensive, pasi solli në jetë Bella, vajzën e katërt të çiftit. Lajmin e ka dhënë vetë Morata me një postim në Instagram. 

“Bella ka lindur dje dhe është ashtu siç e kemi ëndërruar. Fatkeqësisht, pas lindjes, e cila shkoi shumë mirë, nëna pati komplikacione që na trembën shumë. Alice është e fortë dhe po shërohet pak nga pak. Tani ajo ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv të Clinica Universidad de Navarra dhe për të po kujdesen mjekë të mrekullueshëm. 

Nuk do të ndalemi kurrë së falenderuari për dashurinë që na kanë dhënë në çdo kohë, për profesionalizmin e tyre, që nuk na kanë bërë kurrë të ndihemi vetëm... Unë mund t'i vlerësoj pa masë. Ju përqafojmë fort dhe ju falenderojmë për të gjitha mesazhet dhe për fjalët e bukura që na keni shkruar me shqetësim. Do t'ju mbajmë të përditësuar”, përfundoi Morata.

Alvaro dhe Alice tashmë kanë edhe tre fëmijë të tjerë: binjakët Alessandro dhe Leonardo të lindur në 2018 dhe Edoardo i lindur në 2020.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll