Politike

Përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi parlamentar i PD, Boçi: Absurditet! Erdhi si rrufe

Boçi u shpreh se ky vendim dëmton demokratët dhe qytetarët, pasi sipas tij qëllimi kryesor është bashkimi.

10 Janar 2023, 23:33 Nga F.M
Përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi parlamentar i PD, Boçi:
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi është shprehur se vendimi i Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar nga grupi parlamentar Tritan Shehun, Agron Shehajn, Belind Këlliçin dhe Oerd Bylykbashin, është absurd. I ftuar në emisionin “Pushteti”, Boçi u shpreh se ky vendim dëmton demokratët dhe qytetarët, pasi sipas tij qëllimi kryesor është bashkimi.

"Unë do e përcaktoja më ngjan si një rrufe ne qiellin e pastër të ligjërimit përbashkues të hedhur nga këta përfaqësues politik që kanë marrë këtë vendim. Nuk mund të ecësh në qëndrime të ndryshme dhe të bësh deklarata të ndryshme në lidhje me qëndrimet. Nuk mund të marrësh vendime që dëmtojnë bashkimin. Në situatën parazgjedhore qëllimi kryesor është bashkimi i demokratëve. Është jetike që të jenë të bashkuara, që të pranojnë mendimet dhe fraksionet ndryshe, duhen para edhe rrethanat. Pavarësisht këtyre vendimeve dhe absurditeteve, përpjekja për të bashkuar demokratët është e përhershme. Ky vendim duhet riparë me qetësi, si nga Alibeaj dhe ata që janë në bashkësi mendimi me të. Duhet të shohim interesin e demokratëve. Kur keto vendime i hedhin benzinë zjarrit, janë vendime që dëmtojnë demokratët, edhe qytetarin, i cili sot është duke pasur besim te PD se është i zemëruar, revoltuar me qeverisjen,"- tha Boçi. 

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit.

luciano boci alibeaj perjashton 4 deputete

Sondazh

Poll