Politike

PRAPASKENAT/ Alibeaj mbrojti "karrigen" e tij, çfarë ndodhi me skenarin Salianji për ta fshirë nga PD

Me ‘bekimin’ e Berishës, Salianji nisi takimet dypalëshe me deputetët që nuk janë rreshtuar krah Berishës por tek të cilët ai mund të influencohet për të siguruar firmën, dhe më pas Alibeajn nga karrigia e vetme që mban në PD. Kushti ishte që ta merrte Salianji kryesimin.

10 Janar 2023, 22:07 Nga F.M
PRAPASKENAT/ Alibeaj mbrojti "karrigen" e tij, çfarë
Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji

TIRANË- Vendimi i Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar katër deputetet e Partisë Demokratike, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj nuk është dhe aq i paplanifikuar. Prej javësh, korridoreve të selisë blu diskutohet ideja e rrëzimit të Alibeajt si kryetar grupi, jo me skenarin e përdorur deri më tani, por në një tjetër formë.

Bashkimi i grupit parlamentar, një prej synimeve që kryedemokrati Sali Berisha i ka vendosur vetes prej muajsh, u menduar të arrihej përmes deputetit Ervin Salianji. Ky i fundit, me ‘bekimin’ e Berishës, nisi takimet dypalëshe me deputetët që nuk janë rreshtuar krah Berishës por tek të cilët ai mund të influencojë për të siguruar firmën, dhe më pas Alibeajn nga karrigia e vetme që mban në PD. Kushti ishte që ta merrte Salianji kryesimin.

Kështu, Alibeajt, i duhej një lëvizje, për të pakësuar firmat e mbledhura nga Salianji dhe për të vijuar mbajtjen e partisë më të madhe opozitare, të përçarë.

Vetë Salianji ka biseduar me deputetët edhe mbi marrjen e firmave të tyre për të vendosur atë në drejtimin e grupit parlamentar demokrat si dhe ka shprehur pakënaqësi për postin që Alibeaj ka si drejtues i grupit duke e akuzuar për abuzim të besimit të deputetëve e deri te përzgjedhja personale e kandidatëve për kryetar bashkie.

Pa kaluar 24 orë, Alibeaj doli me vendimin e prerë.

Fati e donte që ky vendim rastisi dhe pas 1-vjetorit të protestës së dhunshme të 8 janarit që tronditi selinë e Partisë Demokratike, ndaj Alibeaj ishte i ‘amnistuar’ për vendimin e marrë. Deputetët u paralajmëruar, kishin një vit afat kohë për tu distancuar nga dhuna, nuk e bënë këtë gjë, ndaj dhe duhen përjashtuar!

Në këtë mënyrë, ai shmangu kuorumin për shkarkimin e tij.

Por a e bën dot Alibeaj një gjë të tillë? Salianji shprehet se Alibeaj nuk ka mbledhur grupin e PD-së dhe as kryesinë për të marrë një vendim të tillë, ndaj sipas tij, është një vendim persona dhe 'nul', i pavlerë. Por gjithsesi çështja e bashkimit të grupit me Salianjin kryetar komplikohet, pasi duhet të kemi parasyh që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, njeh vetëm shkresat e Alibeajt. 

enkelejd alibeaj ervin salianji sali berisha partia demokratike alibeaj perjashton 4 deputete

Sondazh

Poll