Politike

E përjashtoi nga grupi i PD-së, Shehu: Ta shpëtojmë Alibeajn, i ka bërë keq gjeli për Vit të Ri, është në delir mendor

Alibeajn, ai e krahason dhe me Kim Jong-Un, liderin e Koresë së Veriut. 

10 Janar 2023, 18:09 Nga F.M
E përjashtoi nga grupi i PD-së, Shehu: Ta shpëtojmë
Tritan Shehu

TIRANË- Tritan Shehu, deputeti i Partisë Demokratike e ka konsideruar delir mendor përjashtimin e tij dhe të tre kolegëve të tjerë nga grupi parlamentar i PD-së, me vendim të Enkelejd Alibeajt. Në një postim në Facebook, ai shkruan me ironi se Alibeajt me siguri do t'i ketë bërë dëm gjeli i Vitit të Ri që ka ardhur me këtë vendim në prag të nisjes së sezonit tjetër parlamentar, pas pushimeve. Alibeajn, ai e krahason dhe me Kim Jong-Un, liderin e Koresë së Veriut. 

Postimi: 

Te shpetojme Alibejan! Ai eshte renduar shume, ne menyre galopante! Ndoshta i ka bere keq edhe Viti i Ri, gjeli, a dicka tjeter… Deliret e tij mendore, perceptimet e tij te deformuara per realitetin, po e cojne shume larg ne “semundjen” e tij. Ndoshta i duket vetja si Kim Jong-Un a dikush tjeter i ngjashem. Apo si gjeli mbi kotec, qe tremb pulat pereth…. Kjo e fundit me duket me reale, me e vertete! Por pavaresisht nga “figura” qe imagjinon per vehten e tij, ai ka perceptime te deformuara, iluzione, delire. Qe e cojne pastaj ne kete shkalle keqesimi te “shendetit mendor”! Eshte renduar fort i shkreti kohet e fundit, duke tejkaluar ne thellesi e ritem shume edhe nga parashikimet qe kisha per ecurine e tij shendetesore!Deri sa arrin te firmose te tilla pacavurre….si simptom e “semundjes” se rende te tij! Dhe kete e ben atehere kur te gjithe po punojne, perpiqen per tejkalimin e ndarjeve. Ndarje te cilat ai vete i ka “zyrtarizuar” me ate cope leter, qe firmosi per here te pare si “kryetar” i grupit, i caktuar nga…. Sidoqofte nje keshille per koleget e tjere opozitare: Megjithate mos e denigroni ate, mos e agresoni se semundja keshtu vetem rendohet, por:
1-Cojeni me “butesi” aty ku mjekohen keta te “semure”.
2-Vetem me kujdes, mos i qendroni shume afer, se ndoshta keto “semundje” mund te jene edhe ngjtese ne disa raste. Sa per te tjerat vetem mund te qeshes me nje karrikature te tille!

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit.

tritan shehu alibeaj perjashton 4 deputete enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll