Politike

Alibeaj e përjashtoi, Këlliçi: Më vjen keq deri në dhimbje! E mori vendimin në kulmin e debatit pas denoncimit që bëmë për Veliajn

Këlliçi e cilëson vendimin meskinitet.

10 Janar 2023, 21:28 Nga F.M
Alibeaj e përjashtoi, Këlliçi: Më vjen keq deri në
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, njëkohësisht dhe kandidati i opozitës për Bashkinë Tiranë thotë se ndjen keqardhje për vendimin e marrë nga Enkelejd Alibeaj për përjashtimin e tij nga grupi dhe të tre deputetëv të tjerë të PD-së.

Në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania, Këlliçi e cilëson vendimin meskinitet. Ai shton dhe faktin që ky vendim është marrë në kulmin e debatit pas denoncimit që Partia Demokratike bëri ndaj Erion Veliajt për tenderin në rrugën 'Xhon Belushi'. 

“Më vjen keq deri në dhimbje se ku ka përfunduar niveli i meskinitetit të një pjese që vetëm logjikës s’i thërret. Më vjen çudi si në kulmin e debatit për denoncimin që i bëmë Veliaj gjen kohë Alibeaj për të më përjashtuar nga grupi parlamentar. Megjithatë unë jam i përqendruar një fushatën për Tiranën,"- tha Këlliçi.

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit.

belind kellici enkelejd alibeaj alibeaj perjashton 4 deputete

Sondazh

Poll