Politike

Alibeaj përjashtoi 4 deputetë, Salianji: Inatet nuk bëhen vendime, të bëjmë gjithçka për bashkimin e demokratëve

Salianji shprehet se nuk ka përjashtime dhe as mbledhje grupi, por që duhet bërë gjithçka për të bashkuar demokratët.

10 Janar 2023, 20:45 Nga F.M
Alibeaj përjashtoi 4 deputetë, Salianji: Inatet nuk bëhen
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji nuk e njeh përjashtimin e katër deputetevë të PD-së me urdhër të Enkelejd Alibeajt. Në një postim në Facebook, Salianji shprehet se nuk ka përjashtime dhe as mbledhje grupi, por që duhet bërë gjithçka për të bashkuar demokratët. Deputeti shton se PD nuk është pronë e askujt, dhe inatet e vogla nuk bëhen dot vendime.

Reagimi i Ervin Salianji

Duhet bërë gjithçka për bashkimin dhe dhënien forcë demokratëve! Nuk ka përjashtime, sepse s’ka vendime të grupit parlamentar as mbledhje të tij! Kam keqardhje kur lexoj deklarata personale dhe në dëshpërim të  cilat nuk i bëjnë mirē askujt. Sakrificat e demokratëve kërkojnë bashkim jo ndarje! Shqipëria meriton opozitë reale dhe dinjitoze, fati politik i çdokujt varet nga votat jo nga mllefet personale! Partia Demokratike nuk është pronë e askujt, dhe inatet e vogla nuk bëhen dot vendime! Grupi Parlamentar do të reagojë me përgjegjshmëri dhe perpjekja për bashkim, do duhet te shihet me shumë respekt për ata qe e bëjnë realitet në interes të vendit dhe demokratëve. Kjo do te ndodhë! Vetëm kjo rrugë e bën fituese Partine Demokratike!

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit.

ervin salianji enkelejd alibeaj alibeaj perjashton 4 deputete

Sondazh

Poll