Politike

Alibeaj përjashton zyrtarisht 4 deputetë nga grupi parlamentar, Flutura Açka: A jeni në metro? Marrëzi...Ata na bëjnë nder

Flutura Açka shkruan se e gjithë ajo që po ndodh brenda PD-së është një marrëzi dhe se deputetët e përjashtuar, i bëjnë nder çdo grupi parlamentar ky marrin pjesë.

10 Janar 2023, 17:20 Nga k.m.
Alibeaj përjashton zyrtarisht 4 deputetë nga grupi parlamentar,
Flutura Açka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka komentuar vendimin që ka marrë Enkelejd Alibeaj për përjashtimin e 4 deputetëve nga grupi parlamentari i PD-së. Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Açka shkruan se e gjithë ajo që po ndodh brenda PD-së është një marrëzi dhe se deputetët e përjashtuar, i bëjnë nder çdo grupi parlamentar ky marrin pjesë.

"Marrëzia e vogëlsisë. A jeni në metro? Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar,"-shkruan deputetja. 

Sot, me anë të një njoftimi të shpërndarë nga grupi i Enkelejd Alibeaj, 4 deputetë janë përjashtuar me urdhërin e tij nga grupi parlamentar. Alibeaj pretendon se ka përfunduar afati 1-vjeçar, koha që u ishte lënë për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike. Kështu që nga të pezulluar, Tritan Shehu, Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi dhe Agron Shehaj, janë të përjashtuar.

flutura açka enkelejd alibeaj 8 janar 2022 alibeaj perjashton 4 deputete

Sondazh

Poll