Sport

Pas deklaratës fyese të Le Graet, reagon ylli Mbappe: “Zidane është Franca”…

Pas përplasjes mes Noel Le Graet dhe Zinedine Zidane, ylli francez mbron ‘legjendën’

9 Janar 2023, 12:23 Nga DOSJA

Pas deklaratës fyese të Le Graet, reagon ylli Mbappe: “Zidane

FRANCE - Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, pas arritjes së marrëveshjes me trajnerin Didier Deschamps, ka sulmuar ish-trajnerin e Real Madridit duke thënë se ai nuk do t’i përgjigjej në telefon Zizut, nëse ai do t’i kërkonte të ishte trajner i Francës.

Sulmuesi i PSG-së dhe ylli i kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, përmes profilit të tij në Twitter ka reaguar në favor të Zizout: “Zidane është Franca. Ne nuk e respektojmë kështu një legjendë si ai…”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll