Sport

Serie A/ Milani 'fluturon' për 87 minuta, por Ibanez dhe Abraham e kthejnë në tokë…

Milan-Roma 2-2: Abrahami ndal ëndrrat e Piolit për Scudetto në minutën e 93-të Kuqezinjtë kalojnë përpara me Kalulu dhe Pobega, por në fund u barazuan nga Ibanez dhe qendërsulmuesi anglez

9 Janar 2023, 02:36 Nga DOSJA
Serie A/ Milani 'fluturon' për 87 minuta, por Ibanez dhe Abraham

ITALI - Milan-Roma 2-2 në mbyllje të ditës së 17-të të Serisë A. Kuqezinjtë e Piolit pësuan një rikthim të dyfishtë nga ‘Verdhekuqtë’ në finale, pasi e kontrolluan ndeshjen për 87 minuta pa vuajtje. 

Një ndeshje të çuditshme, ku kuqezinjtë e Piolit iu nënshtruan një përmbysje nga 2-0 në 2-2, duke lënë dy pikë në rrugën drejt Scudettos, kur ishin në epërsi të dyfishtë tre minuta nga minuta e 90-të. Roma, e munguar deri në atë moment në fushë nga pikëpamja ofensive, u kujtua të sulmonte në fund dhe me efektivitet.

Rezultati i takimit u zhbllokuar nga Kalulu në minutën e 30-të në zhvillimin e një këndi dhe dyfishimi erdhi nga Pobega në minutën e 77-të me një kundërsulm, që dukej se kishte mbyllur hesapet në fushë. 

Por ndeshja nuk kishte përfunduar. Në minutën e 87-të, mbrojtësi Ibanez ringjalli Romën duke goditur me kokë një goditje këndi, duke ngushtuar epërsinë në 2-1. Shtangia e kuqezinjve do të vinte në minutën e 93-të, ku Abraham në një rrëmujë para portës, do ta shtynte topin në rrjetë, duke fiksuar barazimin në 2-2. 

Pjesërisht rritja e lojës së Romës dhe pjesërisht ndryshimet e Piolit në formacion, krijuan aq shumë konfuzion në fanellat e kuqezinjve sa në finale ata hapën dyert për të nënshkruar barazimin. Pas këtij rezultati, Milani kalohet nga Juventusi në vendin e dytë në sajë të golaverazhit më të mire, ndërkohë që pas javës së 17-të kuqezinjtë janë -7 pikë nga nga Napoli kryesues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll