Sport

Sylvinho, trajneri i ri kuqezi : “Jemi këtu për të dhënë maksimumin, Shqipërinë e njihja nga miqësoret ndaj Italisë dhe nga Manaj”…

"Ndeshja e parë do të jetë shumë e vështirë, ajo ndaj Polonisë. Por ne do të bëjmë maksimumin dhe mendoj se jemi të bindur se mund të bëjmë shumë mirë".

9 Janar 2023, 11:53 Nga DOSJA
Sylvinho, trajneri i ri kuqezi : “Jemi këtu për të

TIRANE - Pas nënshkrimit të kontratës me presidentin Duka, trajneri i ri i Kombëtares kuqezi, braziliani Sylvinho, ka folur në ceremoninë e prezantimit të tij para medias. Ai i është përgjigjur disa pyetjeve të bëra nga gazetarët, ku trajneri brazilian ka shpjeguar disa situata si skemat taktike, apo grupi i lojtarëve.

A mendoni se kjo skuadër e ka mundësinë për të bërë mirë në eliminatoret e Evropianit?

“Ju falenderoj për pyetjen. Unë mendoj se flitet shumë për skemat taktike, por mendoj para së gjithash se futbollit duhet të përfshijë gjithçka. Për skemat do të shohim se si do të veprojmë, por unë mendoj se futbolli ndryshon dhe skemat përshtaten sipas lojtarëve. Ne jemi këtu për të dhënë maksimumin, për të zgjedhur lojtarët që japin maksimumin. Pak kohë më parë mbaroi Kupa e Botës që la disa mesazhe, se grupi është mbi të gjitha, dhe jo emri i skuadrës. Ne kemi një grup jo shumë të lehtë, për asnjë në grupin tonë nuk do të jetë e lehtë.”

A e njihnit Shqipërinë përpara propozimit?

“Sigurisht që i njoh. Kam parë ndeshjet e Shqipërisë në miqësoret me Italinë. Gjithashtu edhe prej lojtarit shqiptar Rei Manaj në kohën kur punoja për Interin. Kemi shumë punë për të bërë, por me rëndësi është se kemi një grup të fortë lojtarësh dhe një kombëtare të mirë.

Në mars është ndeshja e parë me Poloninë, a do të ketë presion?

“Kam punuar 4 vite me Brazilin dhe puna jonë është gjithmonë të bëjmë punën më të mirë dhe të gjejmë lojtarët më të mirë. Ndeshja e parë do të jetë shumë e vështirë, ajo ndaj Polonisë. Por ne do të bëjmë maksimumin dhe mendoj se jemi të bindur se mund të bëjmë shumë mirë. Duhet të punojmë për një kohë të shkurtër dhe duhet të sjellim rezultate të mira.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll