Sport

Mateo, djali i Ronaldos dhe Georginas me vath diamanti, fansat ‘shpërthejnë’…

“A është e nevojshme të tregosh pasuri të tepërt, duke i vendosur vathë një fëmije?”, pyeti një tjetër ndjekës.

9 Janar 2023, 07:04 Nga DOSJA

Mateo, djali i Ronaldos dhe Georginas me vath diamanti, fansat

ARABIA SAUDITE - Fansat ‘shpërthejnë’ me komente ndaj Ronaldos dhe Georginas, pasi djali i tyre pesëvjeçar shfaqet me vath diamanti. Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar së fundmi, pasi blogerja e famshme postoi një foto të dy fëmijëve të tyre të vegjël në Instagram. Në të shihet djali i tyre i vogël Mateo duke e puthur motrën e tij, Esmeraldan.

“Nuk do ta lënë të jetë fëmijë”, thuhej në një nga komentet, teksa ndjekësit sulmuan çiftin, pasi panë vathin me diamant në veshin e djathtë të Mateos. Të tjerë e konsiderojnë të papërshtatshme që një fëmijë pesëvjeçar të mbajë një vath, duke pretenduar se “në atë moshë fëmija nuk vendos nëse do të mbajë vathë apo jo”.

Ndërkohë, një përdorues tjetër sulmoi dyshen Cristiano-Georgina, që zgjodhën të tregonin pasurinë e tyre në rrjetet sociale përmes fotove të fëmijëve të tyre. “A është e nevojshme të tregosh pasuri të tepërt, duke i vendosur vathë një fëmije?”, pyeti një tjetër ndjekës.

Mateo, djali i Ronaldos dhe Georginas me vath diamanti, fansat

Cristiano Ronaldo ndërkohë ka nisur një aventurë të re, duke u bërë pjesë e ekipit Al Nassr në Arabinë Saudite. Prezantimi zyrtar i sulmuesit me klubin e tij të ri u shikua në mbarë globin dhe pati më shumë shikime se finalja e Kampionatit Botëror mes Francës dhe Argjentinës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll