Sport

Guardiola del në mbrojtje të kolegut rival: "Boehly duhet t'i japë kohë Potterit"...

Trajneri i Cityt i kërkon presidentin të Chelseas të jetë i duruar me trajnerin e tij, pavarësisht humbjes

9 Janar 2023, 10:10 Nga DOSJA
Guardiola del në mbrojtje të kolegut rival: "Boehly duhet

ANGLI - Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, foli pas fitores 4-0, rezultat me të cilin skuadra e tij mundi Chelsean, në raundin e 16-të të FA Cup:

"Kemi pasur një ndeshje tepër intensive kundër një ekipi të nivelit të lartë. Cilësia e Mahrez, - lexohet në faqja zyrtare, - kjo është e gjitha. Atij i pëlqen të luajë futboll, ai bëri një goditje dënimi fantastike, ai luajti një ndeshje të jashtëzakonshme."

Më pas trajneri spanjol i Cityt foli edhe për rivalin e tij, Potterin: "Çfarë do t'i thosha Todd Boehly-t? Ishte kënaqësi ta takoja, por duhet t'i jepni kohë. Pjesa e dytë ka të bëjë me atë se kush është ai. Të gjithë trajnerët kanë nevojë për kohë, ai ka të drejtë. Në Barcelonë nuk më duheshin dy sezone, sepse kisha Messin”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll