Sport

Edi Reja: “Po le një ekip të fortë, jam krenar që kam qenë në krye të kësaj Kombëtareje”

"Dua të falënderoj ndihmësit Bulkun dhe Salihin. Dua të falënderoj të gjithë që mos harroj asnjë, mjekët, fizioterapistin. Po largohem, por po lë mbrapa një pjesë të zemrës time"...

9 Janar 2023, 11:25 Nga DOSJA
Edi Reja: “Po le një ekip të fortë, jam krenar që kam

TIRANE - Ish-trajneri i kombëtares Edi Reja ka qenë pjesë e konferencës së prezantimit të Sylvinhos. Ai është shprehur tepër i lumtur që ka drejtuar këtë kombëtare dhe largohet me kokën lart.

“Jam i emocionuar në këto momente, çdo rrugëtim ka një fund, bashkëpunimi që kam pasur me presidentin dhe federatën, doja të nënvizoja rezultatet që kemi arritur. Kemi marrë fitore, kanë luajtur 40 lojtarë, kemi qenë afër për të qenë në Botëror, për një pikë dhe do të kishim kaluar. Kohët e fundit për shkak të situatave nuk kemi bërë më të mirën, por skuadrën nuk e gjeta në mënyrën më të mirë.

Çdo gjë që kam bërë ka qenë serioze dhe profesionale, dua të falënderoj ndihmësit Bulkun dhe Salihin. Dua të falënderoj të gjithë që mos harroj asnjë, mjekët, fizioterapistin. Po largohem, por po lë mbrapa një pjesë të zemrës time, dua të falënderoj Dukën për mundësinë e dhënë. Dua të falënderoj dhe gazetarët edhe pse disa më kanë vënë në vështirësi, uroj të kem dhënë më të mirën, largohem me kokën lart se kemi krijuar një punë të mirë.

Ju falënderoj të gjithëve për mundësinë, jam krenar që isha në krye të kësaj Kombëtare. Unë besoja fort te Botërori edhe pse se kam deklaruar asnjëherë, arritëm shumë pranë, por uroj që Sylvinhos të niset nga këto rezultate. Po le një ekip të fortë, që të jetë gati për eliminatoret. Kemi pasur gjithmonë probleme gjatë Covid-19, uroj një të ardhme sa më të mirë, dhe Silvinjo më duket i përshtatshëm për ta drejtuar këtë Kombëtare”,- përfundoi ish-trajneri Reja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll