Sport

Futbollisti Amir Nasr-Azadani i shmanget dënimit me varje, ai do të vuajë 26 vite burg

Ish-futbollisti u akuzua nga rregjimi iranian për një krim të quajtur ‘moharebeh’, i cili presupozon edhe ekzekutimin me varje.

9 Janar 2023, 12:10 Nga DOSJA
Futbollisti Amir Nasr-Azadani i shmanget dënimit me varje, ai do të

IRAN - Nuk do të ketë dënim me vdekje për futbollistin. Amir Nasr-Azadani u dënua me 26 vjet burg për vrasjen e dyshuar të tre anëtarëve të forcave të sigurisë dhe dy krime të tjera të kryera gjatë protestave që kanë tronditur Iranin që nga mesi i shtatorit. 

Ish-lojtari 26-vjeçar i Rah-Ahan, Tractor dhe Gol-e Rayhan, ishte akuzuar nga regjimi iranian për një krim të quajtur ‘moharebeh’, i cili presupozon ekzekutimin me varje, dënim që iu dha Mohsen Shekarit dhe mundësit Majid Reza Rahnavard, të cilët u ekzekutuan në publik në qytetin e shenjtë të Mashadit, me të njëjtat akuza si Nasr-Azadani pas një gjyqi të padrejtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll