Bota

Trazira në Brazil! Mbështetësit e ish-presidentit Bolsonaro sulmojnë Kongresin Kombëtar, përleshen me policinë, kërkojnë rrëzimin e Lulës

Ekstremistët, kryesisht të veshur me këmisha të verdha dhe jeshile e me flamuj brazilian në duar, sulmuan edhe disa automjete të Policisë Legjislative, e cila kujdeset për sigurinë e Kongresit.

8 Janar 2023, 20:16 Nga F.M
Trazira në Brazil! Mbështetësit e ish-presidentit Bolsonaro
Brazil

BRAZIL- Trazira në Brazil! Qindra mbështetës të ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro kanë pushtuar selinë e Kongresit Kombëtar. Ngjarja ka ndodhur sot, teksa mbështetësit e Bolsnaros kanë zhvilluar një demonstratë duke bërë thirrje për një ndërhyrje ushtarake për të rrëzuar presidentin Luiz Inácio Lula da Silva. Grupi kapërceu një pengesë policore dhe u ngjit në vendin që i jep akses në taracën e godinave të Dhomës së Deputetëve dhe Senatit dhe disa u futën brenda selisë legjislative.

Ekstremistët, kryesisht të veshur me këmisha të verdha dhe jeshile e me flamuj brazilian në duar, sulmuan edhe disa automjete të Policisë Legjislative, e cila kujdeset për sigurinë e Kongresit.

Ata gjithashtu shkatërruan barrierat mbrojtëse dhe, të armatosur me shkopinj, u përballën me agjentët që u përpoqën pa sukses të ndalonin hyrjen e protestuesve. Lula, i cili mori presidencën e Brazilit më 1 janar, po udhëton këtë fundjavë në qytetin Araraquara, në Sao Paulo. 

Ministri i Drejtësisë, Flávio Dino, autorizoi të shtunën aksionin e Forcave të Sigurisë Kombëtare, një grup elitar i forcave policore nga i gjithë vendi, i cili është mobilizuar për misione speciale. Para pushtimit të Kongresit, Dino foli në rrjetet sociale dhe tha se kundërshtarët do të duhet të presin deri në vitin 2026, kur mbahen zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ashtu siç priti qeveria aktuale midis 2018 dhe 2022.

Në një deklaratë, Dino tha se Ministria e Drejtësisë ka thirrur një takim urgjent me agjencitë e sigurisë për t'u marrë me demonstratat.

 

jair bolsonaro trazira ne brazil luiz inacio lula da silva

Sondazh

Poll