Bota

Plagosja e 2 serbëve në Kosovë, patriarku Porfirije: Sonte po lutem për ju

Në rrjetet e tij sociale, Patriarku Porfirije shkruan se sonte, në natën e Krishtlindjeve ortodokse, do të lutet për "fëmijët" e tij të dashur nga Shtërpca.

6 Janar 2023, 22:29 Nga k.m.
Plagosja e 2 serbëve në Kosovë, patriarku Porfirije: Sonte po
Patriarku Porfirije

BEOGRAD- Patriarku Porfirije ka bërë lutje për dy serbët e plagosur me armë zjarr në Kosovë. Në rrjetet e tij sociale, Patriarku Porfirije shkruan se sonte, në natën e Krishtlindjeve ortodokse, do të lutet për "fëmijët" e tij të dashur nga Shtërpca.

"Të dashur Stefan dhe Millosh, sonte për ju po luten fëmijët e Kosovës. Lutemi që e keqja të mos e turbullojë gëzimin, lojën dhe besimin tuaj. Ju uroj shërim të shpejtë dhe pushime të lumtura. Paqja e Zotit - Krishti lindi!,"-shkruan Patriarku Porfir në Instagram.

POSTIMI I PLOTË:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Патријарх Порфирије (@porfirije_patrijarh)

Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur ditën e sotme në fshatin Drajkovc të Shtërpcës. Në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. I dyshuari, A.K. i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.

patriarku porfirije plagosen dy serbet ne kosove

Sondazh

Poll