Bota

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë s’tregon çfarë përgjigje u ka dhënë KFOR, zarfi i shkon Vuçiçit në zyrë

E gjitha kjo, me qëllim që ta njohë presidentin me përmbajtjen e përgjigjes së KFOR-it.

6 Janar 2023, 22:19 Nga k.m.
Ministria e Mbrojtjes së Serbisë s’tregon çfarë
Foto ilustruese

BEOGRAD- Përfaqësuesit e Komisionit për Zbatimin e Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë morën përgjigje për kërkesën për kthimin e deri në 1000 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe në Merdare. Ministria e Mbrojtjes e ka dorëzuar dokumentin e lartpërmendur në Kabinetin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. E gjitha kjo, me qëllim që ta njohë presidentin me përmbajtjen e përgjigjes së KFOR-it.

Zyra e Presidentit konfirmoi për Kurir se dokumenti është dorëzuar dhe se Vuçiç do të informohet për përmbajtjen e tij sapo të kthehet nga Hilandar.

Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur ditën e sotme në fshatin Drajkovc të Shtërpcës. Në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. I dyshuari, A.K. i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.

plagosen dy serbet ne kosove

Sondazh

Poll