Politike

Dy e nga dy por me buzëqeshje në fytyrë! Rama përfundon takimin disa orësh me drejtuesit e PS në qarqe, Spiropalit nuk i mbarojnë fjalët, batuta me Gjiknurin

Dy e nga dy, me buzëqeshje në fytyrë u drejtohen mjeteve të tyre për të shkuar në banesa. Por duket se biseda mes Elisa Spiropalit dhe Damian Gjiknurit nuk ka fund.

6 Janar 2023, 21:45 Nga k.m.
Dy e nga dy por me buzëqeshje në fytyrë! Rama përfundon
Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri

TIRANË- Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, nga mbledhja informale, e cila u mbajt në "Vila30", dalin të gjithë njëri pas tjetrit. Dy e nga dy, me buzëqeshje në fytyrë u drejtohen mjeteve të tyre për të shkuar në banesa. Por duket se biseda mes Elisa Spiropalit dhe Damian Gjiknurit nuk ka fund.

Kjo pasi edhe kur ndahen, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali vazhdon edhe shkëmben batuta me Gjiknurin. Takimet e Ramës vijnë në një kohë kur Sali Berisha ka zyrtarizuar kandidatët në zgjedhjet lokale të 14 majit përmes Primareve, por nga ana e socialistëve, nuk kanë dalë të gjithë emrat.

edi rama

Sondazh

Poll