Politike

“Me lekët e tyre luhet bixhozi qeveritar”/ DENONCIMI te Berisha: Arsimtarët nuk kanë marrë rrogat e muajit dhjetor

Berisha i bën thirrje qeverisë që jo vetëm t’i japë rrogat, por të paguajë edhe kamatëvonesat.

6 Janar 2023, 20:06 Nga A.B
“Me lekët e tyre luhet bixhozi qeveritar”/ DENONCIMI te
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se arsimtarët nuk kanë marrë ende rrogën e muajit dhjetor. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PD-së, thotë se me lekët e arsimtarëve, qeveria luan bixhoz. Teksa ka publikuar denoncimin e një mësuesi dixhital, Berisha i bën thirrje qeverisë që jo vetëm t’i japë rrogat, por të paguajë edhe kamatëvonesat.

POSTIMI I PLOTË:

Arsimtarët nuk kanë marrë rrogat e muajt dhjetor! Me rrogat e tyre luhet bixhozi qeveritar. Vitin e Ri e festuan me para borxh ose nuk e festuan fare. Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik e mos dhënies së pagave nga Edi Rama mësueseve të vendit si dhe përdorimin fondit të pagave të tyre për interesa obskure qeveritare. Kërkoj dhënien e menjëhershme të pagave mësuesve perfshirë këtu kamaten për vonesën. Lexoni denoncimin e mesuesit dixhital. Doktorr pershendetje! Shqetesim i madh eshte mos'hedhja e rrogave te mesuesve per muajin dhjetor. Te lutem ngrije tani si shqetesim se jam me ata tani dhe duhet patjeter te nderhysh.

sali berisha

Sondazh

Poll