Politike

GRAFIKU/ Shqipëria vendi i 2 në rajon për shkallën e lartë të vaksinimit për fëmijët, Rama: Kemi ecur shpejt

Rama shkruan se në disa drejtime kemi ecur shumë shpejt krahasuar me të tjerët.

5 Janar 2023, 16:07 Nga A.B

GRAFIKU/ Shqipëria vendi i 2 në rajon për shkallën e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një statistikë ku vendi ynë renditet si vendi i dytë në rajon për shkallën e lartë të vaksinimit tek fëmijët. Rama shkruan se në disa drejtime kemi ecur shumë shpejt krahasuar me të tjerët. 

“Ka plot klasifikime ku duhet t’i ngjisim shkallët më shpejt se jemi ende mbrapa krahasuar me të tjerë, paçka se krahasimisht me nga gropa nga e kemi nisur ngjitjen kemi ecur më shpejt se plot të tjerë, po ka edhe klasifikime si ky i Europës&Azisë Qendrore, ku jemi ngjitur lart dhe kur mendon se sa mbrapa ishim me vaksinimin e fëmijëve, kjo është një arsye bindëse më shumë për të kërkuar ende më shumë nga vetja edhe në drejtimet ku duhet të ngjitemi më shpejt.”- shkruan Rama.

GRAFIKU/ Shqipëria vendi i 2 në rajon për shkallën e

Mbledhja ka nisur që dje në mesditë kur kanë filluar raportimet në çdo ministri, të ndara në 4 grupe. Grupi i parë është i ekonomisë ku janë Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Turizmit, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Sipërmarrjes. E më pas dhe të tjerat me radhë. Grupi i fundit që raportoi dje ishte Ministria e Arsimit dhe Shëndetësisë. Sot do të jetë grupi i mbrojtjes dhe diplomacisë, pra Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes, për t'ua lënë radhën drejtuesëve të qarqeve.

edi rama

Sondazh

Poll