Politike

Mbledhja e Ramës me ministrat, si u organizua takimi? Raportimet në çdo ministri, ishin të ndara në 4 grupe

Ditën e nesërme do të përfundojnë raportimin ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes e më pas drejtuesit e qarqeve. Pasi diskutimet ende nuk kanë përfunduar ende sot.

4 Janar 2023, 23:30 Nga k.m.
Mbledhja e Ramës me ministrat, si u organizua takimi? Raportimet në
Foto nga mbledhja

TIRANË- Zbulohen detaje të reja lidhur me mbledhjen e kryeministrit Edi Rama me minisrat e tij tek “Vila 30”. Lidhur me mbledhjen e sotme, gazetarja e Tv Klan Elja Zotka tha se janë 4 grupe që paraqesin analizat e tyre.

Ajo theksoi se ditën e nesërme do të përfundojnë raportimin ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes e më pas drejtuesit e qarqeve. Pasi diskutimet ende nuk kanë përfunduar ende sot.

Sot, kanë filluar raportimet në çdo ministri, por ishin të ndara në 4 grupe. Grupi i parë është i ekonomisë ku janë Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Turizmit, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Sipërmarrjes. E më pas dhe të tjerat me radhë. Grupi i fundit që ka raportuar sot ishte Ministria e Arsimit dhe Shëndetësisë. Nesër do të jetë grupi i mbrojtjes dhe diplomacisë, pra Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes, për t'ua lënë radhën drejtuesëve të qarqeve.

edi rama

Sondazh

Poll