Politike

Mbledhja me ministrat, Rama: Do ndërtojmë 3 stadiume të reja në 3 qyete të ndryshme

Rama bën me dije se stadiumet do të ndërtohen brenda pranverës në Durrës, Vlorë dhe Korçë.

5 Janar 2023, 13:07 Nga F.M
Mbledhja me ministrat, Rama: Do ndërtojmë 3 stadiume të reja
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar ndërtimin e tre stadiumeve të reja. Në një postim në Facebook, teksa ndodhet në mbledhjen dy ditore me ministrat, Rama bën me dije se stadiumet do të ndërtohen brenda pranverës në Durrës, Vlorë dhe Korçë.

“3 stadiume të reja nisin me 3 konkurse ndërkombëtare brenda pranverës, në Durrës, Vlorë dhe Korçë,"- shkruan Rama.

 

Mbledhja ka nisur që dje në mesditë kur kanë filluar raportimet në çdo ministri, të ndara në 4 grupe. Grupi i parë është i ekonomisë ku janë Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Turizmit, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Sipërmarrjes. E më pas dhe të tjerat me radhë. Grupi i fundit që raportoi dje ishte Ministria e Arsimit dhe Shëndetësisë. Sot do të jetë grupi i mbrojtjes dhe diplomacisë, pra Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes, për t'ua lënë radhën drejtuesëve të qarqeve.

 

edi rama

Sondazh

Poll