Politike

Rama: 2022, rekord absolut i eksporteve bujqësore, realizuam objektivin gjysmë miliardë dollarësh

Ai shton më tej se tashmë synohet kapja e 1 miliadë dollarëve.

5 Janar 2023, 10:33 Nga F.M
Rama: 2022,  rekord absolut i eksporteve bujqësore, realizuam objektivin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se viti 2022 është viti i rekordeve të eksporteve bujqësore. Në një postim në Facebook, nga mbledhja që po zhvillon me ministrat në vilën 31, Rama thotë se është realizuar objektivi për gjysmë miliardë dollarë eksporte. Ai shton më tej se tashmë synohet kapja e 1 miliadë dollarëve.

Postimi:

2022 jo vetëm rekord absolut i eksporteve bujqësore, po edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysëm miliardë USD Por ambicia jonë është të kapim 1 miliardë USD dhe ta bëjmë #Shqipërinë2030 kampione të Ballkanit edhe në eksporte bujqësore
… dhe pastaj disa që fshatin e shohin vetëm me dylbitë e mediave thonë ka vdekur bujqësia.

Mbledhja ka nisur që dje në mesditë kur kanë filluar raportimet në çdo ministri, të ndara në 4 grupe. Grupi i parë është i ekonomisë ku janë Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Turizmit, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Sipërmarrjes. E më pas dhe të tjerat me radhë. Grupi i fundit që raportoi dje ishte Ministria e Arsimit dhe Shëndetësisë. Sot do të jetë grupi i mbrojtjes dhe diplomacisë, pra Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes, për t'ua lënë radhën drejtuesve të qarqeve.

edi rama

Sondazh

Poll