Politike

Vijon mbledhja 2 ditore me ministrat, Rama poston fotot nga Vila 31: Analiza e 12 muajve të shkuar na bën optimistë

Krah fotove, ai shkruan se analiza për vitin e shkuar vijon ende, ndërkohë që shton se kjo gjë e bën optimist për të ardhmen. 

5 Janar 2023, 09:17 Nga F.M
Vijon mbledhja 2 ditore me ministrat, Rama poston fotot nga Vila 31: Analiza e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar të tjera foto nga mbledhja dy ditore që po zhvillon me ministrat në Vilën 31 në Tiranë. Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar disa pjesë nga dokumentet që ka mbi tryezë në lidhje me analizën e vitit 2022. Krah fotove, ai shkruan se analiza për vitin e shkuar vijon ende, ndërkohë që shton se kjo gjë e bën optimist për të ardhmen. 

"Vazhdojmë edhe sot diskutimin maratonë të fillimvitit, ku analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë për 2023-shin, po na jep edhe mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor,"- shkruan Rama.

Mbledhja ka nisur që dje në mesditë kur kanë filluar raportimet në çdo ministri, të ndara në 4 grupe. Grupi i parë është i ekonomisë ku janë Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Turizmit, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Sipërmarrjes. E më pas dhe të tjerat me radhë. Grupi i fundit që raportoi dje ishte Ministria e Arsimit dhe Shëndetësisë. Sot do të jetë grupi i mbrojtjes dhe diplomacisë, pra Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes, për t'ua lënë radhën drejtuesëve të qarqeve.

edi rama

Sondazh

Poll