Politike

Taksa e Jashtëzakonshme, Rama: Në Prill mblidhet kësti i parë, do t'i shërbejë pensionistëve

Në muajin prill, do të mblidhet kësti i parë i taksës së jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë.

5 Janar 2023, 13:57 Nga A.B
Taksa e Jashtëzakonshme, Rama: Në Prill mblidhet kësti i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje të reja nga mbledhja me ministrat e cila po zhvillohet në vilën '31'. Rama bën të ditur se në muajin prill, do të mblidhet kësti i parë i taksës së jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë. Sipas kreut të Qeverisë, kjo taksë do t'i shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët e më pas kategorive që janë më në nevojë.

POSTIMI:

'Në prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë dhe siç jemi zotuar, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët, e sipas mundësisë dhe radhës kategoritë më në nevojë'- shkruan Rama në postimin e bërë në Facebook. 

Mbledhja ka nisur që dje në mesditë kur kanë filluar raportimet në çdo ministri, të ndara në 4 grupe. Grupi i parë është i ekonomisë ku janë Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Turizmit, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Sipërmarrjes. E më pas dhe të tjerat me radhë. Grupi i fundit që raportoi dje ishte Ministria e Arsimit dhe Shëndetësisë. Sot do të jetë grupi i mbrojtjes dhe diplomacisë, pra Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes, për t'ua lënë radhën drejtuesve të qarqeve.

edi rama

Sondazh

Poll