Politike

Protesta në Mamurras/ Berisha: 300 kamionë në ditë plaçkisin pasurinë natyrore për kullat

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka kërkuar ndërprerjen e mënjëhershme të vjedhjes së banorëve të Mamurrasit dhe rrënimit të lagjes së tyre.

5 Janar 2023, 15:24 Nga I.A
Protesta në Mamurras/ Berisha: 300 kamionë në ditë
Sali Berisha

MAMURRAS- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar protestën e banorëve në Mamurras ditën e sotme për kamionët që po shkatërrojnë rrugën në lagjen 'Demokracia'. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka kërkuar ndërprerjen e mënjëhershme të vjedhjes së banorëve të Mamurrasit dhe rrënimit të lagjes së tyre.

Postimi i Plotë:

Mbështetje të plotë banorëve të Mamurrasit! 300 kamionë, në 24 orë, ju plaçkisin pasurinë natyrore për kulllat dhe u shkatërrojnë infrastrukturën e lagjes. Ndërprerje të menjëhershme vjedhjes së banorëve të Mamurrasit dhe rrënimit të lagjes së tyre. sb

Lezoni denoncimin e qyrytarit dixhital.
Doktor te pershendes. Pas shprehën disa her shqetesimet per amortizimin e rruges,balten dhe pluhurin qe shkaktonin mbi 300 kamione ne 24 ore qe kalonin ne rrugen e lagjes se tyre,banoret e lagjes Demokracia sot bllokuan rrugen dhe ndaluan levizjen e kamionave qe marrin pasurine e Mamurrasit per llogari te Arbi Maznikut dhe Kryetares se Bashkise Kurbin dhe ndertojn kullat me parat e pista te krimit te organizuar.

sali berisha

Sondazh

Poll