Politike

Akuzat për Kajmakun, kryebashkiaku i Vorës dorëzon shenjat e gishtave, pritet letërporosia nga Greqia

11 Shtator 2019, 08:48 Nga DOSJA
Akuzat për Kajmakun, kryebashkiaku i Vorës dorëzon shenjat e

VORË- Kryebashkiaku socialist i Vorës, Agim Kajmaku ka dorëzuar zyrtarisht në Polici shenjat e gishtave.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se njësia e Dekriminalizimit ka marrë shenjat e gishtave që në 3 shtator, të cilat do të krahasohen me ato që do të vijnë nga Greqia. 

Tashmë Prokuroria është në pritje të letërporosisë që do të vijë nga shteti grek, në mënyrë që shenjat e gishtave të krahasohen.

Prej disa kohësh, demokratët akuzojnë Kajmakun se është arrestuar për falsifikim parash në Greqi dhe më pas është arratisur drejt Shqipërisë, duke e lenë çështjen të hapur. Kajmaku mohon akuzat, ndërsa PD i kërkon largimin pasi preket nga ligji për dekriminalizimin, me fshehjen e arrestimit në formular.

Ndërkohë Prokuroria e Përgjithshme ka treguar të gjitha veprimet që kishte bërë për çështjen e Kajmakut, duke thënë se ende nuk ka dhënë shenjat e gishtave, pasi Posta Shqiptare kishte ngatërruar adresën. Menjëherë reagoi edhe Posta Shqiptare, e cila  deklaroi se dërgesa e Prokurorisë është dërguar në zyrën e kryebashkiakut Kajmaku brenda 72 orësh dhe është firmosur nga sekretarja.

Megjithatë PD nuk e ndaloi sulmin ndaj Kajmakut, duke vënë në dijeni edhe SHBA, duke kërkuar informacione se pse Prokuroria nuk ka zbatuar ligjin për dekriminalizimin.

Kajmaku nuk është kryebashkiaku i vetëm në “lupën” e PD-së, më herët nga demokratët janë akuzuar edhe Valdrin Pjetri i Shkodrës dhe Mark Babani i Vaut të Dejës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku agim kajmaku le shenjat e gishtave akuzat e pd për agim kajmakun agim kajmaku agim kajmaku le shenjat e gishtave akuzat e pd për agim kajmakun

Sondazh

Poll

Politike 11 Shtator 2019, 08:15

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar lidhur me çmimin e teksteve shkollore për vitin e ri arsimor, i cili pritet t...