Politike

“Nuk arrestohet dot”, ish-prokurori Hajdari tregon ç’ndodh nëse Tahiri shpallet fajtor

10 Shtator 2019, 19:32 Nga DOSJA
“Nuk arrestohet dot”, ish-prokurori Hajdari tregon

TIRANË– Ish-Prokurori Shkëlqim Hajdari është shprehur se ish-ministri Saimir Tahiri nuk do ët arrestohet dot edhe nëse shpallet fajtor më datën1 9 shtator, datë kur do të mbahet seanca e radhës gjyqësore.

I ftuar në emisionin “Repolitix”, Hajdari tha se Tahiri nuk mund të arrestohet nëse nuk ka një vendim të formës së prerë.

Ai shtoi më tej se edhe nëse dënohet, ish-ministri nuk mund të arrestohet javës që vjen.

“Kjo çështje nuk zgjidhet dot me vendimin e një Gjykate të shkallës së parë. Në datën 19 shator do kemi një vendim të gjykatës. Edhe nëse e dënon fajtor, dënimi ekzekutohet vetëm me një vendim të formës së prerë. Pra ai nuk arrestohet javën tjetër edhe nëse dënohet,”– tha Hajdari.

Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore marationë për ish-ministrin Saimir Tahiri/ Pas 7 orëshgjyqi u shty për në datë 19 shtator.

Nga ana tjetër, Prokuroria kërkon 12 vite burg, që e konvertuar nga “gjykimi i shkurtuar”, ulet në 8 vite burg. Të njëjtën pretencë kanë dhënë edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çela. Gjatë seancës, Tahiri u mbrojt vetë në gjykatë duke mohuar tre akuzat e organit të akuzës. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjyqi per saimir tahirin saimir tahiri shkëlqim hajdari gjyqi per saimir tahirin saimir tahiri shkëlqim hajdari

Sondazh

Poll