Politike

‘‘Kajmaku’, PD letër prokurorisë, vë në dijeni edhe SHBA: Akuza gënjeu për shenjat e gishtave

Partia Demokratike kërkon informacione zyrtare nga Prokuroria lidhur me çështjen 'Kajmaku'. PD vë në dijeni edhe SHBA, duke kërkuar informacione se pse Prokuroria nuk ka zbatuar ligjin për dekriminalizimin. Letra, firmosur nga Gazmend Bardhi. PD akuza prokurorisë se ka gënjyer me justifikimin se posta i ngatërroi adresën kryebashkiakut të Vorës.
Featured image of article: ‘‘Kajmaku’, PD letër prokurorisë, vë në dijeni edhe SHBA: Akuza gënjeu për shenjat e gishtave Agim Kajmaku, kryetar i Bashkise Vore dhe Gazmend Bardhi, sekretar i Pergjithshem i PD

TIRANË- Partia Demokratike i ka drejtuar sot një letër prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkon transparencë për veprimet e Prokurorisë për çështjen e Agim Kajmakut. Letra e PD, i është dërguar për dijeni edhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë. Në letër, PD thotë se Prokuroria gënjeu për shenjat e gishtërinjve duke ia kaluar përgjegjësinë Postës Shqiptare. Duke iu referuar përgjigjes së Postës, Partia Demokratike thotë se nuk ka asnjë dyshim që Kajmaku e ka marrë njoftimin zyrtar më datën 29 gusht.

“Çuditërisht, nga ana juaj më datë 4 Shtator thuhet se subjekti nuk e ka marrë ende shkresën. Ky në fakt duket më shumë si justifikim i paligjshëm nga ana e organit të prokurorisë për të mos zbatuar sanksionin që parashikon ligji në rast se subjekti nuk dorëzon gjurmët daktiloskopike.”- thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazmend Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi thotë më tej se “çdo shkelje e ligjit nga ana e organit të prokurorisë mbi këtë çështje, do të evidentonte edhe më shumë faktin që sot Prokuroria e Përgjithshme, nën drejtimin e shtetases Arta Marku, është shndërruar në një celulë të mbrojtjes së krimit. Ju, sipas urdhrit të Edi Ramës, mund ta zvarrisni, pengoni apo tentoni ta manipuloni të vërtetën, por ju kurrsesi nuk do mund të pengoni që ajo të dal qartë dhe në mënyrë të pakontestueshme përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë!- thuhet në kërkesën e Partisë Demokratike për të zbardhur veprimet e prokurorisë për çështjen e Agim Kajmakut, i cili ka fshehur nga formulari i dekriminalizimit faktin se është arrestuar në Greqi dhe është akoma në kërkim atje për një krim që dënohet me 10 vjet burg.”

Letra që PD i drejton prokurorisë:

Letra që PD i drejton prokurorisë:

Prej disa ditësh, demokratët akuzojnë Kajmakunse është arrestuar për falsifikim parash në Greqi dhe më pas është arratisur drejt Shqipërisë, duke e lenë çështjen të hapur.  Kajmaku mohon akuzat, ndërsa PD i kërkon largimin pasi preket nga ligji për dekriminalizimin, me fshehjen e arrestimit në formular. Ndërkohë dje Prokuroria e Përgjithshme ka treguar të gjitha veprimet që kishte bërë për çështjen e Kajmakut, duke thënë se ende nuk ka dhënë shenjat e gishtave, pasi Posta Shqiptare kishte ngatërruar adresën. Më tej posta është përgjigjur duke thënë se dërgesa e Prokurorisë është dërguar në zyrën e Kajmakut brenda 72 orësh.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment