Politike

Rama reagon pas fitores me Islandën, krahason lojtarët me shqiponjat

10 Shtator 2019, 21:03 Nga DOSJA
Rama reagon pas fitores me Islandën, krahason lojtarët me shqiponjat

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndryshe nga ndeshja me Francën, sot ka përshëndetur lojtarët pas fitores.

Një një foto në Facebook, Rama ka publikuar momentin pas golit të fitores dhe shkruan se lojtarët janë shqiponja.

Rama sot ka shkuar dhe ka vizituar dhe lojtarët para ndeshjes dhe siç u shpreh në përfundim të sfidës Odise Roshi, kryeministri i ka uruar dhe u ka thënë se sot do të arrinin triumfin.

Shqipëria ka arritur një fitore të vlefshme kundër Islandës. Me rezultatin 4 me 2 kuqezinjtë kanë shkatërruar islandezët. Dermaku, Cikalleshi, Hysaj dhe Roshi kanë qenë lojtarët që kanë shënaur golat.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama euro 2020 ndeshja shqipëri islandë edi rama euro 2020 ndeshja shqipëri islandë

Sondazh

Poll