Politike

Shkarkimi i Metës/ Ekspertët e ‘Venecias’ takim me anëtarët e Komisionit Hetimor: Më 11 tetor do japim konkluzionet

11 Shtator 2019, 07:18 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës/ Ekspertët e ‘Venecias’ takim me

Tiranë-Ditën e sotme Komisioni i Vencias për çështjen shkarkimit të Presidentit Ilir Meta ka zhvilluar dy takimet e fundit. Në orën 09:00 delegacioni është takuar me anëtarët e Komisionit të Posaçëm Hetimor, ku dëgjuan argumentet e tyre për këtë nismë. Ndërsa në orën 10:00 zhvilluan një takim me Shoqërinë Civile. Pas takimeve ky komision ka deklaruar se opinionet përfundimtare për shkarkimin e Presidentit do t’i japin më 11 tetor.

Konkluzionet gati më 11 tetor. Kemi idenë e qartë nëse presidenti Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin tonë ”, është shprehur kreu i këtij delegacioni, Kaarlo Tuori.

Në lidhje me këtë takim Ulsi Manja ka deklaruar se kanë informuar delegacionin sipas parimeve ligjore dhe ka theksuar se Presidenti ka shkelur ligjin.

Edhe dita e djeshme ishte më e ngjeshura për ekspertët, pasi e nisën me përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashin dhe Klajda Gjoshën. Më pas delegacioni i këtij komisioni takoi Presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e grupit të PS-së, kreun e qeverisë Edi Rama, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Delegacioni i Komisionit të Venecias në Tiranë
1. Kaarlo Tuori-Drejtues i delegacionit
2. Grainne Mcmorroë- Juriste ndërkombëtare
3. Schnutz Rudolf Dürr- Kreu i divizionit për Çështjet Kushtetuese
4. Thomas Markert- Sekretar i Komisionit

Presidenti Ilir Meta dha llogari 3 ditë më parë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.  Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin. Vetë demokratët deklaruan për Dosja.al se nuk kanë qenë në dijeni informacionit për djegien e Kuvendit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta në komision ps shkarkon metën venecia ne tirane ilir meta meta në komision ps shkarkon metën venecia ne tirane

Sondazh

Poll