LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Kajmaku’/ Prokuroria: S’ka dhënë shenjat e gishtave… fajin e ka Posta, i ngatërroi adresën e shtëp

4 Shtator 2019, 08:57 Nga DOSJA
‘Kajmaku’/ Prokuroria: S’ka dhënë shenjat e

TIRANË- Pas akuzave të Partisë Demokratike për Agim Kajmakun, sipas së cilës ai është arrestuar  në Greqi për falsifikim parash dhe më pas është arratisur, ka reaguar sot Prokuroria e Përgjithshme. Në një njoftim për mediat, organi i akuzës ka bërë me dije të gjitha veprimet që ka marrë deri tani për çështjet e Agim Kajmakut.

Po ashtu thuhet se Agim Kajmakun nuk i janë marrë ende shenjat e gishtave, pasi i është ngatërruar adresa e kreut të Bashkisë. “Sipas verifikimeve në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se shërbimi postar (Drejtoria e Përgjithshme e Postave) ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën”, shtohet në njoftim, duke ia kaluar përgjegjësinë për këtë skandal institucional Postës Shqiptare, nga e cila ende nuk ka asnjë reagim.

NJOFTIMI I PLOTË

Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në media lidhur me procedurën e verifikimit të subjektit Agim Kajmaku, Kryetar i Bashkisë Vorë, ju informojmë në lidhje me veprimet e kryera prej Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike, deri ditën e sotme:

Më datë 23.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme, në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ka regjistruar kërkesën e Partisë Demokratike për verifikim të thelluar për subjektin Agim Ymer Kajmaku. 

Në të njëjtën datë, i është kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Formulari i Vetëdeklarimit të subjektit të sipërcituar si dhe çdo verifikim paraprak i kryer, i cili me shkresën Nr. 14197 Prot. datë 27.08.2019 ka paraqitur Formularin e Vetëdeklarimit.

Më datë 26.08.2019, u është dërguar kërkesë:

Zyrës së Gjendjes Gjyqësore, e cila me shkresën Nr. V-2629/1 Prot. datë 27.08.2019 ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për subjektin Agim Kajmaku;

Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila me shkresën Nr. 6854/1 Prot. datë 29.08.2019, ka konfirmuar të dhënat në lidhje me gjeneralitetet e subjektit Agim Kajmaku;

Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Departamentit të Policisë Kriminale, e cila me shkresën Nr. 13255/1 Prot., datë 27.08.2019 informon nëse ky shtetas ka qenë ose jo i ndaluar apo arrestuar nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Departamentit të Kufirit dhe Emigracionit pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, i cili me shkresën Nr. 3269/1 Prot., datë 29.08.2019, informon në lidhje me të dhënat e sistemit TIMS për shtetasit Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto.

23 Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë, Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, nëse subjekti ka patur kallëzime/referime/procedime penale, ka qenë ose jo nën hetim, është caktuar ose jo ndonjë masë sigurimi, është dënuar ose jo, me vendim jopërfundimtar apo të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale dhe deri tani janë administruar disa prej përgjigjeve.

Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar (INTERPOL), pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nëse subjekti figuron i ndaluar/arrestuar për veprimtari kriminale;

I është kërkuar shtetasit Agim Kajmaku të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore dhe këtij të fundit të përcjellë gjurmët daktiloskopike pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe ende nuk është administruar një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë. Sipas verifikimeve në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se shërbimi postar (Drejtoria e Përgjithshme e Postave) ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën.

Më datë 28.08.2019 janë administruar të dhënat biometrike të shtetasit Agim Kajmaku, nga institucioni që ruan dhe administron të dhënat biometrike të shtetasve të Republikës së Shqipërisë, ALEAT.

Më datë 29.08.2019 gjurmët daktiloskopike i janë përcjellë për krahasim (në vijim të kërkesës së parë) Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar (INTERPOL), pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Më datë 30.08.2019 i është kërkuar Ministrisë së Drejtësisë, për të komunikuar me autoritetet Greke të drejtësisë, me qëllim konfirmimin e autenticitetit të dokumentit (Vendim i Prokurorisë së Apelit Janinë), administrimin e çdo vendimi penal të marrë ndaj subjektit (vendim masë sigurie, dënimi) si dhe krahasimi i gjurmëve daktiloskopike të subjektit. Bashkëlidhur është dërguar kopja e vendimit të Prokurorisë së Janinës dhe gjurmët daktiloskopike të shtetasit Agim Kajmaku. 

Rasti është vlerësuar me përparësi nga ana jonë dhe të gjitha veprimet e mundshme janë kryer brenda një afati prej 7 (shtatë) ditësh nga momenti i paraqitjes së kërkesës për verifikim. Jemi në pritje të përgjigjes nga autoritetet greke të drejtësisë dhe atyre policore, të cilat janë vendimtare për marrjen e një vendimi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim kajmaku arrestimi i agim kajmakut ne greqi jorgo toto prokuroria e pergjithshme agim kajmaku arrestimi i agim kajmakut ne greqi jorgo toto prokuroria e pergjithshme

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?