Politike

Tha se Tahiri nuk arrestohet dot, ‘shpërthen’ Shkëlqim Hajdari: Prokurorët të merren të pandehur

10 Shtator 2019, 20:28 Nga DOSJA
Tha se Tahiri nuk arrestohet dot, ‘shpërthen’ Shkëlqim

TIRANË– Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari vijon me deklaratat e tij të bujshme.

Pasi tha se ish-ministri Tahiri nuk arrestohet dot në 19 shtator edhe nëse shpallet fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë, Hajdari tha se Prokurorët duhet të merren të pandehur nëse nuk ankimojnë vendimin që do të merret.

I ftuar në “Repolitix”, Hajdari tha se prokurorët duhet ta ankimojnë vendimin që do ët merret nga trupi gjykues ose ndryshe duhet të merren të pandehur.

Kjo është një çështje e rëndë. Nuk mjaftohet me Gjykatën e Shkallës së Parë. Është çështje e rëndë sepse bëhet fjalë për një ish-ministër, nuk është njeri dosido. Por jo vetëm për këtë gjë, çdo çështje e tillë me një grup të strukturuar kriminal që marrin gjykim të shkurtuar ankimohen nga prokurorët.

Ndryshe ata prokurorë duhet të merren të pandehur,”– tha Hajdari.

Më tej ish-prokurori tha se gjërat duhet parë me optimizëm.

Mos prisni pesimizëm nga unë. Unë nuk do ta fus kurrë popullin në pesimizëm. Ose ndryshe ky vend nuk bëhet kurrë,”- tha Hajdari më tej.

Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore marationë për ish-ministrin Saimir Tahiri/ Pas 7 orëshgjyqi u shty për në datë 19 shtator.

Nga ana tjetër, Prokuroria kërkon 12 vite burg, që e konvertuar nga “gjykimi i shkurtuar”, ulet në 8 vite burg. Të njëjtën pretencë kanë dhënë edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çela. Gjatë seancës, Tahiri u mbrojt vetë në gjykatë duke mohuar tre akuzat e organit të akuzës. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjyqi i saimir tahirit saimir tahiri shkëlqim hajdari gjyqi i saimir tahirit saimir tahiri shkëlqim hajdari

Sondazh

Poll