Sport

FIFA porosi federatave: 1 minut heshtje për Pelen në të gjithë botën: "Ai do të mbahet mend për sa kohë të luhet futboll"...

Qeveria e futbollit botëror, letër Federatave për të bërë homazhe për ‘O Rei’ në të gjitha fushat këtë fundjavë dhe në vijim…

31 Dhjetor 2022, 11:59 Nga DOSJA
FIFA porosi federatave: 1 minut heshtje për Pelen në të

ZVICER - “Për sa kohë të luhet futboll, Pele  do të mbahet mend dhe do të mungojë”. Në një shënim për të gjitha federatat anëtare, FIFA ka bërë thirrje, që të mbahet një minutë heshtje para çdo ndeshjeje në të gjitha fushat e futbollit, këtë fundjavë dhe në vijim, për të respektuar dhe bërë homazhe për legjendën ‘O Rei’, i cili u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. 

“Më 29 dhjetor 2022, bota e futbollit humbi ‘Mbretin’ e saj, - thuhet në letër, - Edson Arantes do Nascimento, i njohur me dashuri nga komuniteti i futbollit dhe nga të gjithë si Pelé, i cili ishte një ikonë futbolli si askush tjetër”.

"Pele solli në botë magjinë e futbollit të Amerikës së Jugut dhe i dha kuptim shprehjes "Lojë e bukur". Ai mbetet i vetmi person në histori që ka fituar tre Kupa Botërore. Imagjinata dhe aftësia e tij e pakrahasueshme në fushë, ka mahnitur këdo me fat për ta dëshmuar atë, të gjithë me një buzëqeshje në fytyrat e tyre dhe ngrohtësi në zemrat e tyre. Për sa kohë të luhet futboll, Pele do të mbahet mend dhe do të mungojë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll