Sport

Arsenali do të vendosë statujën e Arsene Wengerit jashtë stadiumit “Emirates”...

Sipas një raporti ekskluziv të “Telegraph” statuja do të vendoset në fillim të vitit 2023

30 Dhjetor 2022, 07:26 Nga DOSJA

Arsenali do të vendosë statujën e Arsene Wengerit jashtë

ANGLI - Ky është njeriu që ndryshoi rrjedhën e historisë së saj! Ai që i dha tre kampionate, shtatë Kupa FA, një perandori të tërë që magjepsi Anglinë, por edhe një stadium modern që do ta strehojë për vitet në vijim.

Dhe tani ka ardhur koha kur Arsenali vendosi ta përjetësojë atë! Sipas një raporti ekskluziv nga Telegraph, kthimi i Arsene Wengerit në “Emirates” pas 4.5 vitesh u ka dhënë dritën jeshile ‘Topçinjve’ për të vazhduar me planet e tyre për të vendosur një statujë të tij jashtë stadiumit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GOAL (@goalglobal)

Trajneri francez nuk ishte larguar nga klubi në kushtet më të mira në vitin 2018, por prej disa kohësh, Mikel Arteta së bashku me ish-zëvendëspresidentin e klubit, David Dein, po përpiqen të kapërcejnë hendekun dhe të bindin Wenger të vizitojë klubin për hera e parë “Emirates” pas largimit të tij nga drejtimi teknik.

Më në fund, këmbëngulja e tyre dha rezultat, me Wengerin që e pa nga afër ndeshjen kundër West Hamit dhe mori duartrokitje të vazhdueshme nga tifozët në tribuna.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

Tani synimi i Arsenalit është të ndërtojë një statujë të trajnerit francez dhe t'i japë atij një vend jashtë fushës, ku dominojnë figurat historike të klubit si Thierry Henry, Tony Adams, Dennis Bergkamp dhe Herbert Chapman.

Siç shtohet në raportin e mediave angleze, projekti pritet të përfundojë shumë shpejt, konkretisht në fillim të vitit 2023.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 30 Dhjetor 2022, 06:31

Lamtumira e Lionel Messit për Pelen…

ARGJENTINE - Me një mesazh modest, Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën Peles, i cili u nda nga jeta të enjten. “Pu...