Sport

BRAZIL/ Betimi i presidentit Lula, shtyn për 48 orë ceremoninë e lamtumirës së Peles…

Presidenti Lula, që pret të zyrtarizohet, ka shkruar, “Pele shkoi të luante në parajsë me Coutinhon, partnerin e tij të madh te Santos. Tani ai ka shoqërinë e shumë yjeve të përjetshëm: Didi, Garrincha, Nilton Santos, Socrates, Maradona.”

30 Dhjetor 2022, 07:05 Nga DOSJA

BRAZIL/ Betimi i presidentit Lula, shtyn për 48 orë ceremoninë e

BRAZIL - Vdekja e legjendarit Pele, i cili u nda nga jeta pasditen e së enjtes (29/12) në moshën 82-vjeçare, pas një beteje të madhe me kancerin, zhyti në zi të gjithë Brazilin, por edhe sportin botëror.

Arsyeja pse trupi i “Mbretit” do të qëndrojë në morg edhe për 48 orë pas vdekjes ka të bëjë me faktin se Luiz Ignacio Lula da Silva do të betohet të dielën e 1 janarit si presidenti i ri i Brazilit. Akti politik i liderit që do të rimarrë pushtetin në gjigantin e Amerikës së Jugut për të zëvendësuar Jaich Bolsonaro do të shtyjë ceremoninë e lamtumirës së një prej sportistëve më të mëdhenj në histori.
Presidenti i zgjedhur i Brazilit, Lula Da Silva, në një postim në rrjetet sociale i ka thënë lamtumirën Peles, duke theksuar se ai kishte privilegjin që nuk e kanë brazilianët më të rinj: “Pashë Pelen duke luajtur live në Pacaembu dhe Morumbi. Mos luani. E pashë Pelen të performonte. Sepse kur merrte topin bënte gjithmonë diçka të veçantë, e cila shpesh rezultonte me gol”.

Siç shkruan Lula, Pele “shkoi të luante në parajsë me Coutinhon, partnerin e tij të madh te Santos. Tani ai ka shoqërinë e shumë yjeve të përjetshëm: Didi, Garrincha, Nilton Santos, Socrates, Maradona... Ai la një siguri: nuk ka pasur kurrë një lojtar në fanellën me numrin 10 si ai. Faleminderit, Pele.”

Siç raporton gazeta braziliane "O' Globo", trupi i Peles do të largohet nga spitali Albert Einstein në orët e para të 2 janarit, duke u nisur për në "Villa Belmiro", ku do të vendoset në një pelegrinazh popullor në qendër të stadiumit të Santosit, ku tri herë kampioni i botës lulëzoi nga 1956 deri në 1974.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 30 Dhjetor 2022, 06:31

Lamtumira e Lionel Messit për Pelen…

ARGJENTINE - Me një mesazh modest, Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën Peles, i cili u nda nga jeta të enjten. “Pu...